Carlo Ancelotti ka frikë sonte nga futbollisti për të cilin shkroi brutalisht në librin e tij

Për shumë kë, trajneri më i madh i futbollit i të gjitha kohërave është Carlo Ancelotti, ku sot ai do të ketë mundësinë të masë forcat ndaj ish-“fëmijën norvegjez”, siç e cilësoi ai dhe të cilin e largoi nga Real Madridi. 

Carlo Ancelotti do të udhëtojë me Real Madridin e tij në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit dhe gjithashtu do të jetë një mundësi për të që të takohet me Martin Odegaard. Ai konsiderohej si “fëmijë mrekulli”, kur mbërriti në Real Madridi në moshën 16-vjeçare. 

Megjithatë, Ancelotti e largoi atë. Përveçse nuk i dha atij një shans në fushë, gjë që është mjaft e logjikshme pasi ai ishte thjesht një fëmijë, Ancelotti shkroi për të në librin “Udhëheqje e qetë”, një libër që u botua një vit më vonë. 

Ancelotti zbuloi se nuk kishte ndërmend ta shtynte Odegaardin në lojë dhe vetëm një vit më vonë futbollisti i ri u largua nga klubi. Hap pas hapi, ai u bë një nga mesfushorët më të mirë në botë. 

“Kur Real Madridi vendosi të nënshkruajë me një fëmijë norvegjez, 16-vjeçarin Martin Odegaard, mendova me vete, nuk më intereson nëse ai vjen apo jo, sepse nuk jam i interesuar dhe ai nuk do të luajë për mua. Ai mund të jetë lojtari më i mirë në botë pasi të largohem, por unë nuk jam i interesuar ta fus atë sepse nuk është një punë që ka rëndësi për mua”.  

“Sigurisht, kur ai mbërriti, e trajtova me të njëjtin respekt si çdo lojtar tjetër të ri, por pse do të përfshihesha në zhvillimin e tij? Ai po zhvillohet për të ardhmen, për trajnerët pas meje dhe nuk më intereson. Nëse presidenti më thotë se duhet të luajë tre ndeshje me ekipin e parë për arsye marketingu, atëherë do të gjej një mënyrë për ta bërë këtë”, kishte shkruar Ancelotti në librin e tij. 

Siç e quajti “djaloshi norvegjez”, ai që atëherë është bërë një nga mesfushorët më të mirë sulmues në botë dhe do të jetë kërcënimi më i madh i Real Madridit për golin sonte përkrah Bukayo Saka. 

Dueli mes Arsenalit dhe Real Madridit fillon nga ora 21:00 në Emirates.