Reperja Cardi B ka kritikuar ashpër Nicki Minajn nëpërmjet rrjetit social X, pasi kolegia e saj repere e akuzoi atë për falsifikim të shitjeve të albumit të saj të ri “Am I the Drama”.
Konkretisht, në një seri postimesh të drejtpërdrejta dhe ofenduese, Cardi i tha Nickit të ndalonte së përmenduri punën e saj, tallte ndikimin e saj në industrinë e muzikës dhe gjithashtu e kritikoi ashpër për jetë private.
Cardi B theksoi gjithashtu se ishte ende në shkollë të mesme kur Nicki Minaj filloi karrierën e saj, duke i thënë: “Pse po e krahason veten me mua? Ti ke qenë në skenë për një kohë të gjatë, dhe unë sapo kam filluar”.
Konflikti u përshkallëzua më tej kur Cardi e kritikoi Nickin për thashethemet se ajo ka virusin e papillomës njerëzore (HPV), por edhe për tema të errëta familjare – duke i kujtuar publikut vendimin e vëllait të Nickit, Jelani Maraj, i cili u dënua me 25 vjet burg në vitin 2020 për abuzim seksual ndaj një vajze të mitur.
“Vëllai yt merret me vajza 12-vjeçare”, shkroi ajo mes tjerash.