Capital T publikon albumin “Heart Broken Kids” dhe tregon pse ka vendosur maskë n’Cover Art

Capitali i shumë këngëve solistike e bashkëpunimeve mbrëmë ka publikuar albumin e tij i cili mbanë një titull të veçantë, shkruan lajmi.net.

“Heart Broken Kids” është titulli i albumit për të cilin Capital T ka treguar me anë të një postimi se pse ky titull.

” Nje dhurate per fundvit 🎁 nje Pjese e jemja qe gjithmone kom dasht me e mshef per ket arsye kom vendose maske n’Cover Art, po cdo pjese evil qe cdo person e ka e qe shumica e tregojne rralle vjen prej nje goditje ose heartbreak 💔 qe e kan perjetu ne fminin e tyne tu u ndertu si karakter, heartbreak jo veq prej dashnise po prej shume ngjarjeve t’rana qe na Shqiptart i kemi perjetu me vite, ka shkruar Trimi sipër imazhit ku publikon coverin e albumit.

 

Albumi ka gjithsej 13 këngë ku veç njëra nga to është lansuar para se të dalë albumi.

Ndryshe, mbrëmë me tu shënuar ora 00:00 Capital T ka njoftuar se albumin tani e keni të gatshëm në të gjitha platformat.

Kujtojmë se njëra nga këngët e tij të suksesshme është edhe bashkëpunimi me Elvana Gjatën me titull “Flakë”.