Të dielen, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, u mbajt finalja e edicionit të 58-të të Festivalit të Këngës, shkruan lajmi.net.
Fituese e këtij festivali u zgjodh Arilena Ara, duke mposhtur Elvana Gjatën me tri pikë më shumë.
Votimi u jurisë ka ngjallur debat të madh në publik, për shkak se të huajt e vlerësuan Elvanën me pikët maksimale, kurse dy anëtaret shqiptare të kësaj jurie i dhanë këngëtares pikët minimale.
Përmes një postimi në Instagram, Capital T shkruan “Fituesja e vërtetë Elvana Gjate. Tamam me tana”.