Capital T, Eaz dhe Rina Balaj me projekt të përbashkët muzikor – publikohet të mërkurën

Capital T, Eaz dhe Rina Balaj, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Ata tashmë kanë bërë të ditur se kënga e tyre e re “Dirty Move” do të lansohet nesër (e mërkurë).

Pak para publikimit, artistët kanë prezantuar një pjesë nga klipi, e mes tjerash kanë sjell edhe disa pamje nga prapaskenat e xhirimeve.

Reperja nga Istogu është shfaqur atraktive nga imazhet e klipit, me anë të të cilave ka marrë vëmendje të madhe.

“M’do ti mua. Capital T x Eaz & Rina – Dirty Move nesër”, ka shkruar ajo.

Siç shkruan Telegrafi, në video, dyshja kanë zbuluar po ashtu edhe orën e saktë të publikimit që është 18:00.

Ky është dueti i parë i tyre që besohet se do të pëlqehet edhe nga publiku.

Rina ndryshe ruan një raport të mirë me Capital T, i cili edhe e ftoi për të performuar në koncertin e tij madhështor “Time Capsule 2”, që u mbajt në fillim të gushtit në Prishtinë.