Capital T befasohet në mënyrë speciale nga miqtë e tij

Kjo pasi që reperi kosovar feston ditëlindjen me 29-të shkurt.

Po të merrej për bazë saktësisht data, Capital T do të festonte ditëlindjen çdo katër vjet, meqë data 29-të shënohet 1 herë në 4 vjet.

Mirëpo, edhe 28 Shkurti mund të merret si dita e tij e lindjes dhe reperi e ka festuar dje.

Ndërkohë nuk ka munguar as urimi dhe surpriza më speciale nga miqtë e Capital T.

Ai është befasuar nga miqtë e tij me një ‘billboard’ të vendosur në një nga pjesët e Prishtinës.

“Urime ditëlindja Capital T, me dashuri nga ekipa”, është shkruar në surprizën e realizuar nga ekipi i tij.

Ndryshe, reperi është në përgatitje e sipër të albumit “Heart Broken Kids”, nga i cili ka lansuar tanimë disa këngë./Lajmi.net/