Fabio Cannavaro është në mesin e atyre që akoma nuk kanë tejkaluar eliminimin e Italisë nga Kupa e Botës.
Italia nuk u kualifikua dot në Kupën e Botës pasi humbi në ndeshjen e parë të ‘Play Off’, përballë kombëtares së Maqedonisë së Veriut.
Cannavaro beson se mungesa e Italisë në Kupën e Botës nuk është një diçka normale.
“Ajo që më shqetëson më shumë lidhet me reagimet e akterëve. Reagojnë sikur është normale”, ka thënë Cannavaro, transmeton lajmi.net.
“Sistemi këtu nuk punon. Nuk kemi progres në kompeticionet evropiane për klube, as me Italinë. Diçka duhet ndryshuar”, shtoi ish-kapiteni i Italisë.
Kjo është hera e dytë radhazi që Italia humb një kompeticion kaq madhor. Ajo që mund të pajtohen të gjithë me Cannavaro, është kualiteti i dobët i skuadrave italiane në Evropë, por edhe niveli i Serie A.




