Cana: Numrat e të infektuarve me virus nuk janë reale

Infektologu Fadil Cana sonte në ClickPlus në TV21 ka potencuar se numrat e të infektuarve të cilat i jep Instituti i Shëndetit Publik nuk janë reale.

Ai shton se realiteti është më i keq.

“Sërish ato janë numrat deri te të cilat arrin Instituti, realiteti është krejtësisht tjetër. Mendoj se më i keq. Mendoj se njerëzit të cilët janë të infektuar dhe bashkë me testet të cilat i blejnë në barnatore, diagnostikohen dhe nuk paraqiten askund”, tha Cana.

Sipas tij, kjo nuk është kështu vetëm në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në botë.