Kina është një lojtar kyç në skenën botërore dhe mund të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë, ka thënë ministrja spanjolle e Ekonomisë, Nadia Calvino
Calvino tha se Evropa “nuk mund t’ia kthejë shpinën Kinës dhe të përpiqet ta injorojë atë”.
Duke folur në një ngjarje të Këshillit Atlantik në Uashington, Calvino tha: “Ne kemi një interes të përbashkët për të siguruar që ata të angazhohen në mënyrë konstruktive për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur”.
Ajo tha se fragmentimi i tregut global si rezultat i luftës “do të ishte një humbje për të gjithë”.
Kina ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës, por ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për bisedime paqeje, madje duke propozuar planin e saj të paqes prej 12 pikash për t’i dhënë fund luftës.
Ukraina dhe disa liderë perëndimorë mbeten skeptikë për marrëdhëniet e ngushta të presidentit kinez Xi Jinping me Vladimir Putin.




