Callum Turner e quan Dua Lipën ‘gruaja më e bukur në botë’ dhe zbulon sekretin e lidhjes së tyre

Callum Turner ka folur hapur për romancën e tij me të fejuarën Dua Lipa, duke e përshkruar yllin e popit si “gruaja më e bukur në botë”.

Aktori 35-vjeçar dhe këngëtarja 30-vjeçare filluan lidhjen e tyre në janar 2024 dhe konfirmuan fejesën në qershor të këtij viti.

Në një intervistë për The Times Style, Turner tregoi takimin e tyre të parë dhe “rregullin” që ata përdorin për të ruajtur marrëdhënien, edhe me axhendat e ngjeshura dhe distancën.

Ai kujtoi se lidhja e tyre filloi gjatë një takim rastësor për ditëlindjen e një miku të përbashkët, ku dyshja u ul pranë njëri-tjetrit dhe zbuluan se ishin duke lexuar të njëjtin roman, Trustet e Hernan Diaz, duke krijuar menjëherë një lidhje të veçantë mes tyre.

Callum tha se momentet e vogla dhe të mëdha janë ato që bëjnë dashurinë e tyre të veçantë: “Mendoj se dashuria e vërtetë qëndron te këto momente dhe vazhdimësia e saj”.

Nuk mund të jetë vetëm një gjë e madhe dhe gjithëpërfshirëse. Janë të gjitha gjërat e vogla dhe të mëdha së bashku, është një bashkim”.

Ai zbuloi edhe sekretin për të bërë lidhjen të funksionojë: “Epo, FaceTime është një gjë e mrekullueshme. Dhe rregulli tjetër është se nuk ia vlen kurrë — ky është slogani ynë. Nëse mund të shkosh për dy ditë, thjesht shko. Dhe nëse je i lodhur, nuk ka rëndësi, sepse do të kalosh kohë të këndshme dhe do të kesh një kujtim të bukur”.

Dua Lipa ka konfirmuar fejesën për British Vogue, duke e përshkruar vendimin si një ndjenjë të veçantë dhe emocionuese për të ndarë jetën me partnerin e saj.

Në një intervistë për Harper’s Bazaar US, ajo rrëfeu se ishte “dashuruar intensivisht” me Callumin dhe e konsideron përvojën e lidhjes së tyre si frymëzuese, edhe pse shpesh frikësuese.

Përveç lidhjes së tyre, çifti po planifikon një të ardhme së bashku, duke kërkuar një strehë private me vlerë midis 3 dhe 9 milionë funtesh (3–10 milionë euro) në vende si Marbella ose Andalucia, për të shijuar kohën me familjen dhe miqtë larg mediave dhe rrëmujës.