Është caktuar vendi dhe koha e mbajtjes së ceremonisë së “Topit të Artë”.
Ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë sezon ky çmim do të jepet në bazë të performancave brenda sezonit dhe jo brenda vitit kalendarik.
Ceremonia do të mbahet më 17 tetor në Paris, saktësisht në “Theatre du Chatelet”.
Favorit kryesor për ta fituar këtë çmim është francezi Karim Benzema i cili ka zhvilluar performanca fantastike brenda këtij sezoni.