Caktohet data e protestave të reja shqiptare në Shkup (Foto)

Protestat kundër rasteve të montuara ndaj shqiptarëve nuk do të ndalen, paralajmërojnë nga Këshilli organizativ prej ku informojnë se protesta e radhës do të jetë më 2 prill të këtij viti.

Qellimi i protestave do të jetë i njëjtë-të shprehet revolta kundër rasteve të montuara politike, raporton gazeta Lajm.
Motoja e protestës do të jetë “Barazi, drejtësi, liri”, kurse itenerari i saj pritet prapë të jetë nga Çairi deri te Qeveria, ose te prokuroria. Protesta e fundit u pengua nga policia tek QT Mavrovasja dhe rezultoi me incidente.