Cakaj: Hap i madh drejt bashkimit energjetik

Kjo marrëveshje, shpjegoi Cakaj, nënkupton se Operatori i Transmetimit të Kosovës (KOSTT) do të marrë të drejta dhe detyrime të barabarta me të gjithë operatorët e tjerë në Evropë.

“Vlen të theksohet se kjo marrëveshje do të mundësojë përfundimisht funksionalizimin e linjës 400kV Kosovë-Shqipëri.”- vijoi më tej Cakaj.

Gjithashtu, Kryediplomati shprehu se ky është edhe një hap i madh drejt zhvillimit të tregut të përbashkët të energjisë elektrike Shqipëri-Kosovë.