Çair, shqiptohen 12 masa për objektet të cilët punonin ditën e diel

Sot në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 17:00, pjesëtarët e Njësisë së Policisë Intervenuese, në koordinim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në rrethinën e Komunës së Çairit, kanë kryer kontrolle në objektet në rrugët “Cvetan Dimov” dhe “John Kenedy” për të konstatuar nëse punëdhënësit i respektojnë dispozitat ligjore që i referohen ndalimit për punë të dielave në ato aktivitete që nuk bien nën përjashtimet e përcaktuara me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës.

Nga kontrollet totale të kryera janë shqiptuar 12 masa, përkatësisht 8 vendime për ndalimin e kryerjes së veprimtarisë së punës në afat prej 15 ditësh, tre vendime për vendosjen e marrëdhënies së punës për personat e gjetur në objektet pa marrëdhënie të rregulluar të punës dhe një vendim për paralajmërim për regjistrimin e veprimtarisë së paregjistruar.