Çair, denoncoi se ia kanë vjedhur veturën por gënjeu, arrestohet 20-vjeçari

Më 13.09.2021 në Çair është arrestuar D.I.(20) nga Kratova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “denoncim i rrejshëm për vepër penale”.

“Më 06.09.2021 në Stacionin Policor Çair, D.I. ka denoncuar se në rrugën “Goce Stojçevski” në Shkup ia kanë marrë veturën “Folksvagen tuareg” me targa të Italisë. Por, pas ndërmarrjes së aktiviteteve, nga policët është konstatuar se bëhet fjalë për denoncim të rrejshëm. D.I. e ka pranuar veprën dhe ka deklaruar se e ka bërë veprën pas marrëveshjes paraprake me një person për shkak raporteve të afërta dhe ta fshehë atë nga familja e tij”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës.