Bytyqi: Qytetarët tanë shkojnë në Gjermani për të punuar, në Maqedoni vijnë punëtorë nga Turqia, India dhe Pakistani

-Ne duhet ta kuptojmë se migracioni është fenomen global, ndodh edhe në Gjermani, ndodh edhe në Norvegji nëse i shihni të dhënat, ndodh në Amerikë mungesa në tregun e punës, për shkak se kemi pas Kovidi, ndryshim të shprehive dhe të vendeve të punës, kështu e komentoi mes tjerash zv/kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi migracionin e qytetarëve dhe mungesën e punëtorëve në tregun e punës, përcjell TV21. Bytyqi thotë se ashtu siç qytetarët tanë po shkojnë për të punuar në vende të huaja, ashtu edhe shtetas të huaj po vijnë të punojnë në Maqedoninë e Veriut.

“Gjithsesi duhet ta kuptojmë se importi i njerëzve për punë, për fuqi punëtore që na mungon, është eminente. Nëse në Gjermani ka mungesë të fuqisë punëtore dhe qytetarët tanë shkojnë në Gjermani, duhet ta kuptojmë se dhe ne jemi vend atraktiv për sida vende të caktuara, që do të vinin dhe gjithsesi do të punonin, pasi rrogat që paguhen te ne mund të jenë më konkurrues nga vendet prej ku vijnë. Për cilin vend aludoni? Ja keni në ndërtimtari tashmë, numër serioz i banorëve nga Turqia që vijnë sepse…e kanë destinacion serioz sepse pagat janë 50% më të larta se pagat në Turqi, keni edhe tjera, keni nga sektori IT, keni nga India, nga Pakistani, janë vende të cilat kanë çfarë të ofrojnë në segmente të ndryshme”, tha mes tjerash Bytyqi./tv21.tv