Bytyqi: Në Maqedoni po përmirësohet standardi jetësor

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në konferencë për shtyp u shpres se përmirësimet dhe hapat që po ndërmerren kan për qëllim Maqedoninë evropiane dhe se pritjet duhet të jenë reale.

“Krijimi i vendeve të reja të punës që ndërlidhen me industrializimin e katërt dhe që kanë vlerë të shtuar dhe paga më të larta është Maqedonia evropiane. Nuk mund të presim për një ditë ta arrijmë standardin e Gjermanisë ose cili do vend anëtar në BE. Ky është proces ku të gjithë ne kemi hyrë për ta arritur. Në vendin tonë përmirësohet standardi jetësor, por nuk mund të debatojmë nëse kjo bëhet me shpejtësinë që presim”, u shpreh zv.kryeministri Bytyqi.

Ai shtoi se edhe ai dhe fëmijët e tij jetojnë në Maqedoni dhe se kanë vendosur të jetojnë këtu dhe ta ndërtojnë të ardhmen për një jetë më të mirë.

“Të gjithë qytetarëve që kanë vendosur të ikin në mërgim u them se ne punojmë për ta përmirësuar cilësinë e jetesës dhe pres që ata të kontribuojnë në vendin e tyre me dijen dhe përvojën e fituar”, tha Bytyqi.