Në tre muajt e fundit është shënuar një rritje të indeksit të prodhimit industrial dhe tërë kjo sjell deri te përfundimi se ekonomia në Maqedoninë e Veriut është në rritje, ka vlerësuar zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
“Shohim përmirësim gradual dhe të qëndrueshëm të ekonomisë dhe situatës ekonomike në vendin tonë, gjë që reflektohet në disa tregues makroekonomik dhe shumë parametra statistikor që tregojnë se ekonomia është në rritje”
Këtë konstatim, ai e bazon në të dhënat siç janë më poshtë:
“Në muajin mars me 7.6%, në muajin prill me 46.6% dhe në muajin maj me 16.5% në raport me muajt paraprak. Shkëmbimi tregtar ndërkombëtar shënon një rritje serioze prej 41.5% në pesë muajt e parë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Eksportet janë 73.7%”.
Ka folur edhe për numrin e të punësuarve dhe shkallën e papunësisë, që sipas tij janë stabile.
“Të ardhurat e buxhetit janë brenda parashikimeve, e cila është edhe një dëshmi tjetër se ekonomia po rimëkëmbet”, tha më tej Bytyqi.
Këto deklarata Bytyqi i dha në konferencën ku u prezantua linja kreditore pa normë të interesit Covid 4.