Bytyqi: Do ta mbajmë premtimin për pagë minimale 600 euro

Deri në fund të mandatit paga minimale do të jetë 600 euro dhe po këtë mund ta përballojë ekonomia. Kështu deklaroi zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, duke u përgjigjur nëse ekonomia mund t’i bëjë ballë rritjes së pagës minimale prej 600 eurove dhe asaj mesatare për 1.100 euro siç kishte premtuar, duke shtuar se janë duke bërë ndryshime sistematike për këtë. Bytyqi shtoi se në programin e LSDM-së për zgjedhjet parlamentare do të ketë ofertë për 7 orë punë në ditë në sektorë të caktuar.

“Vërtetojmë se deri në fund të mandatit paga minimale do të jetë 600 euro dhe ekonomia do ta përballoj këtë sepse po bëjmë ndryshime sistemore. Më gëzon që edhe oponentët kanë treguar se inflacioni viteve të ardhshme do lëviz përafërsisht për 2%, ky është ndryshimi i shpenzimeve të jetës dhe ne vërtetojmë se do të jetë për 2% dhe nëse e marrim në mënyrë akumulative shpenzimet për jetën do të rriten për 8%, ndërsa paga do të rritet përafërsisht për 60-70%. Ky është ndryshimi që duam ta bëjmë”, tha Bytyqi, transmeton TV21.