Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi thotë se raporti i fundit i Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut është alarmant, përcjell TV21. Ai thotë se sipas parashikimeve, ekonomia jonë është në rënie të lirë.
“Në vend të rritjes së pritur ekonomike prej 2,5 për qind, këtë vit, sipas Bankës Botërore, do ta përfundojmë me vetëm 1,8 për qind rritje të BPV – një sinjal i qartë që politikat ekonomike e VMRO-DPMNE janë plotësisht të pasuksesshme, ekonomia jonë është në shtratin e vdekjes. Në raport qartë vihet re se arsyeja kryesore për këtë rënie është qasja “e ngrohtë-ftohtë” ndaj realizimit të projekteve kryesore infrastrukturore – Korridoret 8 dhe 10D, të cilat duhej të sillnin përfitime ekonomike, por VMRO-DPMNE i mban në letër. Në vend që të ecim përpara, qeveria ka lejuar që këto projekte të mbesin të bllokuara, gjë që ka pasoja katastrofale për BPV-në. Për më tepër, ndërsa dëgjojmë premtime të mëdha për investime në sektorin e energjisë, sipas Bankës Botërore këtu po grumbullohen probleme që përbëjnë një rrezik real për të përshpejtuar rënien e ekonomisë.