Bytyçi: Doli kundër Kosovës dhe mbrojti Beogradin! Nuk guxon ta fajësojë Vuçiqin!

Profesor dr. Enver Bytyçi ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Bytyçi përmes një postimi në Facebook, shrkuan se Rama e mrbojti Serbinë dhe doli kundër Kosovës, kur kërkoi sot që Kosova t’i bashkohet Open Ballkanit.

Profesori shprehet se sipas Ramës, mos marrja pjesë e Kosovës në Open Ballkan është shkaku i ngjarjeve dramatike në veri dhe kështu sipas Ramës, për sulmet e serbëve dhe barrikadave fajtor janë institucionet e Kosovës, ndërsa Vuçiqi dhe bandat serbe në veri janë të pafajshëm.

Bytyçi shprehet se Rama është angazhuar për ndarjen e Kosovës dhe nuk guxon që të fajësojë Vuçiqin dhe bandat serbe në veri.

Postimi i plotë:

Edi Rama tha se ngjarjet në Veri të Kosovës dëshmojnë se ajo duhet t‘i bashkohet Ballkanit të Hapur!

Dmth se mos marrja pjesë e Kosovës në Open Balkan na qenka shkaku i ngjarjeve dramatike në Veri! Dmth se, sipas Ramës, fajtor për sulmet e serbëve e barrikadat e tyre qenkan institucionet e Kosovës!

Ndërsa Vuçiq dhe bandat e tij kriminale janë të pafajshëm, sipas kryeministrit shqiptar! Edi Rama doli plotësisht kundër Kosovës dhe mbrojti Beogradin! Kjo ndodhi se ai është angazhuar për ndarjen e Kosovës!

FAZ e Gjermanisë shkruante sot se Vuçiq synon ose ta mbajë Kosovën ose ta ndajë atë! Por Edi Rama nuk e pohon këtë fakt, edhe pse e di! Ai nuk guxon ta fajësojë presidentin serb dhe organizatën e tij kriminale ne Veri të Kosovës! Ai është një nga sponsorët kryesorë të kësaj organizate kriminale të Serbisë!