Bylbyl Sokoli rikthehet si trajner i Drenicës

Drenica ka njoftuar zyrtarisht se ka rikthyer si trajner Bylbyl Sokolin, i cili u shkarkua vetëm pak muaj më parë.

Klubi nga Skenderaj njoftoi dje (e martë) gjatë ditës ndarjen e rrugëve me Arsim Thaqin, shkarkim i cili vjen pas humbjes në fundjavë nga rivali direkt i Ligës së Parë, Trepça ’89.

Megjithatë, kuqezinjtë nuk kanë qëndruar duarkryq dhe pa u mbushur mirë 24 orë kanë njoftuar për zëvendësuesin e tij.

Bëhet fjalë për trajnerin e njohur Bylbyl Sokoli, i cili ishte kryetrajner para Thaqit dhe tani rikthehet në stolin kuqezi.

Largimi i Sokolit në atë kohë thuhej se erdhi shkaku i kandidimit të tij për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhës e Lëvizjes Vetëvendosje, ku edhe ka fituar mandatin.

Postimi pa ndërhyrje i Drenicës

Bylbyl Sokoli emërohet trajner i Drenicës

Pas ndryshimeve në stafin drejtues, klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri që do ta udhëheqë ekipin në pjesën e mbetur të sezonit.

Bylbyl Sokoli, trajneri me përvojë të madhe në futbollin kosovar, zyrtarisht është emëruar si kryetrajner i ri i skuadrës.

Me një histori të pasur në zhvillimin e futbollit dhe drejtimin e skuadrave të njohura, besojmë se përvoja dhe vizioni i Sokolit do të jenë vendimtare për të ndihmuar klubin të arrijë objektivat e tij.

Mirësevjen Bylbyl Sokoli!

Forca Drenica!