Butrint Imeri pranon lidhjen me Kiara Titon, jep edhe arsyen e ndarjes

Për herë të parë Butrint Imeri, ka pranuar lidhjen e tij me Kiara Titon.
Ai prej kohësh komentohet për një romancë me moderatoren por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar, shkruan lajmi.net.

Së fundi, i ftuar në emisionin “Zemër Luana”, ai tregoi arsyet e ndarjes së tyre.

“Nuk ka pas asnjë arsye pse jena nda po ajo ka shku rrugës vet unë rrugës tem”, tha Butrinti duke konfirmuar kështu për herë të parë se ka pasur lidhje mes tyre.