Komuna e Butelit lidhur me masat për mbrojtje dhe preventiv nga virusi Kovid-19, ka formuar një ekip mobil përmes të cilit do të kryej furnizime me barëra dhe ushqime të moshuarit dhe personat që i përkasin kategorive të rrezikuara, siç janë ata me sëmundje kronike.
“Çdo qytetarë i kategorive të lartë-përmendura, që ka nevojë për furnizime me ilaçe, gjëra ushqimore dhe pajisjeve higjienike me qëllim që të mos ekspozohet në rrezik nga infektimi me koronavirus do të mund të telefonoj në numrin 075 249 314 nga ora 08:30 deri në 16:30, përfshi edhe uikendin. Ekipi jonë mobil, do ti respektoj masat e kujdesit dhe do të arrij në çdo shtëpi ku ka nevojë për furnizime të domosdoshme. Kjo është koha kur duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të qëndrojmë në shtëpi”, thuhet në njoftimin e komunës së Butelit.