Reperi Betim Januzi, i njohur si Buta, ishte mysafir në emisionin Prive në Klan Kosova, pas daljes nga burgu.
Përveç rrëfimeve rreth jetës dhe karrierës, reperi foli edhe për momentet më personale, duke zbuluar marrëdhënien me vajzën e tij Irinën.
Në shkurt të vitit 2024, Buta u bë baba për herë të parë me ardhjen në jetë të Irinës, një ngjarje që ai e përshkruan si motiv dhe forcë për jetën e tij.
Foto: YouTube
“Irina është motivi dhe forca ime për jetë”, tha reperi gjatë intervistës.
Duke folur për ndikimin e rolit të tij si baba në karrierë, Buta tregoi se nuk e ndalon muzikën e tij për të cënuar publikun, por qëndron i përgjegjshëm përballë familjes.
“Nuk më takon mua t’ua edukojë fëmijët, nuk i kisha preferu prindërit me i lënë fëmijët e tyre me ngu muzikën tem se është muzikë e pacensuruar”, theksoi ai.
Buta theksoi gjithashtu se roli i babait i ka ndryshuar perspektivën për shumë gjëra në jetë dhe se tani fokusi i tij kryesor janë vlera dhe shembulli që mund t’u japë fëmijëve të tij.
Megjithatë, reperi nuk heq dorë nga muzika, duke nënvizuar se projekti i tij artistik do të vazhdojë, por gjithmonë duke pasur parasysh balancën mes familjes dhe karrierës.