Bursat europiane në hov nga shifrat e punësimit amerikan

Bursat europiane morën hov sot falë publikimit të shifrave më të mira nga sa priteshin në SHBA në qershor.

Frankfurti u rrit me +2,84%, Parisi fitoi +2,49%, Londra +1,34%, Madrid +3,75% dhe Milano +2,88%.

“Tregjet tashmë po lëviznin në vlera më të larta, përballë rezultateve të SHBA-së dhe pas njoftimeve nga laboratorët “Pfizer” dhe “BioNTech” në lidhje me rezultatet pozitive të provave të tyre për ilaçet kundër COVID-19″, sqaroi David Madden nga “CMC Markets”.

Ekonomia amerikane krijoi 4,8 milionë vende pune në qershor, një muaj rekord, shumë më tepër se vlerësimet e analistëve.

Si rezultat, shkalla e papunësisë qëndroi në 11,1%, e krahasuar me 13,3% në maj.