Burime nga Urgjenca e Qytetit në Prishtinë kanë bërë të ditur për “Bota sot” se mbrëmë kanë pranuar një rast të dhunës familjare. Bëhet fjalë për ish kryeministrin Ramush Haradinaj, për të cilin thuhet se ka sulmuar bashkëshorten e tij Anitën. Këto burime nga urgjenca thonë se kanë qenë në shtëpinë e Haradinajt me praninë e policisë. /Bota sot

Transferimi më i ri i Barcelonës, Sergino Dest ka thënë se ai nuk ka mundur të kuptojë Lionel Messin në takimin e tyre të parë.

Skuadra katalunase e transferoi mbrojtësin nga Ajaxi për 26 milionë euro, derisa u bë amerikani i parë që luan në Camp Nou.

Ai debutoi në barazimin 1-1 përballë Sevillës të dielën e javës së kaluar, mirëpo që nuk e ka kuptuar asnjë fjalë që i është thënë nga Messi.

“Sot i pash të gjithë bashkëlojtarët, Messi po ashtu”, ka thënë Dest për gazetën holandeze NOS.

“Messi nuk flet gjuhën angleze, mirëpo ishte diçka speciale në takim me të”.

“Të jem i sinqertë, nuk e di se çfarë më ka thënë mua, por të dy qeshnim, andaj besoj që gjithçka është në rregull”, ka shtuar më tej ai.