Burhan Fazliu nga Kumanova pajiset me shtetësi pas 38 vitesh (Video)

Pas përpjekjeve shumëvjeçare, Burhan Fazliu nga Kumanova, i lindur dhe rritur në Kumanovë, sot ka bërë të ditur se është pajisur me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, shkruan gazeta Lajm.

Ndonëse gjithë anëtarët e familjes së 38-vjecarit kanë poseduar shtetësinë, atij shteti ia ka refuzuar me vite të tëra kërkesën për këtë dokument.

“Pas 38 viteve u pajisa me shtetësi dhe letërnjoftim”, ka shkruar Burhani në Facebook.

Kohë më parë Burhan Fazliu, ka shpalosur para kamerës së gazetës Lajm, problemet me të cilat është përballur në jetë për shkak të mungesës së shtetësisë.