Burg të përjetshëm për Blerta Pocestan e cila vrau prindërit dhe motrën e saj

Gjykata Themelore e Gostivarit ka shqiptuar dënimin me burg të përjetshëm ndaj Blerta Pocestas nga Dibra e cila në gusht yë vitit 2018 vrau dy prindërit e saj dhe motrën e vogël. Mbi akuzën për ndihmë në vepër penale vrasje e shkallës së parë, Gjykata ka shpall fajtor edhe Ferdi Gashin të cilin e ka dënuar me 10 vite burg.

Fajtor është shpall edhe 60 vjeçari Vehab Gllobuçishta nën akuzën për përpunim i armëve të zjarrit he armëmbajtje pa leje.
Gllobuçishta ka qenë i ndarë nga akuza për vrasje ndër Prokuroria Themelore e Gostivarit ka njoftuar se do të ankohet për lartësinë e dënimit ndaj Ferdi Gashit dhe Vehab Gllobuçishtas.