“Bullgaria pret që Maqedonia e Veriut të dërgojë material biologjik nga familjarët e viktimave”

Drejtor i Shërbimit për hetuese të brendshme në Bullgari, Borisllav Sarafov thotë se vijon identifikimi i viktimave nga aksidenti në Bullgari, përcjell TV21.

“Për disa ditë pritet të jenë gati rezultatet e analizës së ADN-së, pas çka me siguri do të identifikohen viktimat nga aksidenti në autostradën “Struma” në Bullgari”, tha Borisllav Sarafov, drejtor i Shërbimit për hetuese të brendshme në Bullgari.

Sarafov pas takimit me prokurorin Ljubomir Jovevski dhe prokuroren Villma Ruskoska tha se presin që Shkupi zyrtar tu dorëzojë material biologjin nga familjarët e viktimave.

“Bullgaria pret që Republika e Maqedonisë së Veriut të dërgojë material biologjik nga familjarët e viktimave nga autobusi i djegur në autostradën “Struma”, që të mbarohen punët me ADN-testet”, tha Sarafov.