Bullgaria nuk duhet të vazhdojë me mohim, por me lidhje, tha Cipras

Gjendja me bllokadën e Maqedonisë dhe mos fillimi i negociatave me BE, nuk duhet të cenojë implementimin e mëtejshëm të Marrëveshjes së Presës, tha në intervistë për TV21 ish kryeministri grek, Aleksis Cipras. Thotë se është i zhgënjyer nga rezultati i tillë, posaçërisht për shkak se Bullgaria është arsyeja kryesore për këtë.

“BE mbetet e qëndrimit për hyrje, por ka zhvillim të vështirë, arsyeja kryesore – Bullgaria. Dëshiroj të shpresoj se kjo do të ndryshohet periudhën e ardhshme. Bullgaria duhet ta kuptojë se në suaza të familjes evropiane nuk mund të vazhdojë me mohim, por me lidhje”, tha për TV21, ish-kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras.

Cipras vlerëson se Marrëveshja e Prespës edhe më tej do të jetë dokument me të cilin garantohet prosperitet jo vetëm për Maqedoninë dhe Greqinë, por edhe për gjithë rajonin. Duke u shprehur në mënyrë figurative për funksionimin e BE, Cipras thotë se udhëheq anije të madhe dhe andaj po kthen ngadalë majtas – djathtas. Por, megjithatë dërgoi porosi se duhet të jenë më vendimtarë gjatë sjelljes së vendimeve.

“BE në politikën e jashtme duhet të jetë më vendimtare. Nuk duhet të kesh ndikim, të jesh fuqi në hartën botërore, e të mos mundesh të zgjedhësh problemet në fqinjësi. Mendoj se nuk ekziston zgjedhje tjetër për vendet e Ballkanit Perëndimor përveç që të këmbëngulin dhe të mos ekzistojë zgjedhje tjetër për BE përveç se të vazhdohet me vendimet që kanë të bëjnë me zgjerimin, procesin e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimorë”, shtoi Cipras.

Gjatë intervistës për TV21, Cipras kohë të madhe i kushtoi rëndësisë së Marrëveshjes së Prespës dhe nga këtu porositi që të merret si shembull edhe për arritjen e zgjidhës mes Serbisë dhe Kosovës.

“Mendoj se është edhe porosi për të gjithë dallimet afatgjate dhe papajtueshmëritë dhe besoj se Serbia dhe Kosova duhet të dëgjojnë frymën e Marrëveshjes së Prespës, përkatësisht të mundohen për të arritur zgjidhje të pranueshme për të dy palët”, potencoi Aleksis Cipras – ish-kryeministër i Greqisë.

Cipras zbuloi se edhe më tej ka kontakte me kryeministrin Zaev, ndërsa do të takohen edhe gjatë kohës së pushimit të tij vjetor në Hallkidiki. Do të kemi një takim të relaksuar, me shumë gjasa do të rikujtojmë momentet e vështira, por do të bisedojmë edhe për të ardhmen, tha Cipras në intervistë për TV21.