Bujar Osmani uron kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re.

“Urime për Qeverinë e re të Kosovës, të kryesuar nga Kryeministri Albin Kurti. Urime edhe për kolegët e mi të rinj Blerim Reka si Ministër për Integrime Evropiane dhe gjithsesi, për Glauk Konjufcën, si Ministër për Punë të Jashtme, me të cilët shpresoj të realizojmë kontinuitet të marrëdhënieve miqësore të suksesshme mes dy vendeve. Urimet më të mēdha për popullin e Kosovës të cilët meritojnë stabilitet politik i cili do t’u mundësojë progres drejtë integrimeve euro-atlantike” ka shkruar Osmani./TS/