Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, përmes një statusi në Facebook, ka paralajmëruar se është koha për hapjen e tërësishme të kufijve dhe aeroportit. I pyetur nga gazeta LAJM, se kur pritet të ndodh një gjë e tillë, Osmani është përgjigjur shkurt: “Prej nesër duhet të hapen kufitë”, u përgjigj shkurt Osmani.
Gazeta LAJM mëson se Qeveria sot do të diskutojë për temën e kufijve. Krahas hapjes së plotë të kufijve, pritet që në seancën e sotme të ekzekutivit të diskutohet edhe për punën e lokaleve në hapësira të mbyllura.
Masat kufizuese për kalimin e kufirit, si testi i detyrueshëm PCR dhe izolimi 14 ditorë kanë nxitur reagimet të shumta, ndërsa revolta eshte shtuar ditëve të fundit, në prag të sezonit kur mërgimtarët kthehen për pushime në vendlindje.