Bujar Osmani: Nesër ditë e rëndësishme për BDI-në (Video)

“Sot kishte edhe një takim tjetër konsultativ të kryetarit të partisë me funksionarët partiak, në kuadër të përgatitjeve të Këshillit të Përgjithshëm që do të mbahet në Tetovë. Ishte vazhdimësi e mbledhjes që kishim para disa ditëve, ku u diskutuan të gjitha aspektet për mbarëvajtjen e mbledhjes, pasi kjo mbledhje nesër do të jetë e rëndësishme. Do të merren vendime për formimin e organeve të partisë, prandaj u diskutuan të gjitha aspektet. Është e rëndësishme ishte se diskutimi ishte në frymë pozitive”, është shprehur Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së, pas takimit të sotëm të partisë në Tetovë.