Bujar Osmani në Beograd, falënderon Vuçiqin për vaksinat

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka nisur vizitën e tij në Serbi, ku është pritur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Përmes profilit të tij në Facebook, Osmani ka njoftuar se ka falënderuar Vuçiqin për vaksinat që i dhuroi Serbia Maqedonisë së Veriut. “Fillim i vizitës zyrtare në Beograd, në takim me Presidentin Aleksandar Vuçiq. Falënderim për angazhimin e tij personal për vaksinat e dhuruara nga ana e Qeverisë së Serbisë, si shembull i solidaritetit ndërfqinjësor”, shkruan Bujar Osmani në profilin e tij në Facebook. Gjatë vizitës, Osmani ka takuar homologun e tij, Ministrin e Jashtëm Nikola Selakoviç, Kryetarin e Kuvendit Popullor, Ivica Daçiç dhe Kryeministren, Ana Bërnabiç. Në këto takime është biseduar për marrëdhëniet dypalëshe, mundësitë për intensifikimin dhe thellimin e tyre me forma dhe përmbajtje të reja me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, në të cilën Republika e Serbisë është partneri ynë i rëndësishëm.