Bujar Osmani i posedon të gjitha tiparet e Ali Ahmetit për të qenë kryetar i BDI-së

Shkruan: Ylber Pilku

Nuk e di si e keni kuptuar ju, por një tekst promotiv për Bujar Omanin, të botuar mes tjerash edhe në Lajm (https://lajmpress.org/dr-bujar-osmani-intelektual-i-shquar-i-bdi-se-ne-sherbim-te-kauzes-nacionale/), unë e kuptova si përgatitje të tij për kryetar të ri të BDI-së. Qoftë kryetar rezervë, (në rast se kryetarin e kësaj partie e kap koronavirusi), qoftë si kryetar të përhershëm, nëse Ali Ahmeti e mban fjalën se do të largohet nga kreu i partisë pas anëtarësimit të vendit në NATO.
Nëse me të vërtetë Bujar Osmani përgatitet për kryetar të ardhshëm të BDI-së, atëherë un mendoj se është bë zgjedhja më e qëlluar. Ai si figurë politike i posedon të gjitha tiparet dhe virtytet e kryetarit aktual të kësaj partie, Ali Ahmeti.
Njëjtë si Ali Ahmeti edhe Bujar Osmani dyshohet për korrupsion ose malverzime, në raste të hapura qoftë nga ish Prokuroria Speciale, qoftë nga Prokuroria e rregullt.
Në ndonjë parti tjetër kjo mund të jetë hendikep, mirëpo te BDI mendoj se është përparësi.
Njëjtë si Ahmetin edhe Osmanin qarqet nacionaliste maqedonase e mbajnë peng-as nuk e dënojnë, as nuk ia mbyllin rastin. Ua ruajnë rastet në sirtar!
Njëjtë si Ali Ahmeti edhe Bujar Osmanin flet atë që don vetë, e jo atë që e pyesin gazetarët, kuptohet në raste kur u parashtrohen pyetje të sikletshme dhe jo të porositura.
Shikuar nga ky këndvështrim, mendoj se edhe Bujar Osmani njëjtë si Ali Ahmeti, i plotëson kushtet që i preferojnë qarqet ekstreme maqedonase që bëjnë politikë shtetërore. Këtyre qarqeve u konvenon që fytyrën e shqiptarëve para faktorit ndërkombëtar ta përfaqësojnë figura politike të dyshuara për korrupsion dhe malverzime tjera.
Për këtë arsye i përkrahin me mish e me shpirt, sepse përmes figurave të dyshuara për krim e korrupsion, për mbrojtje të vrasësve dhe kriminelëve, establishmenti ekstremist maqedonas arrin ta bindë faktorin ndërkombëtar se ne si shqiptarë në Maqedoni jemi popull që përkrahim krimin dhe korrupsionin. Dhe atëherë e kanë shumë më lehtë t’i arsyetojnë politikat e tyre diskriminuese ndaj neve si popull.

P.s. të mos keqkuptohemi, në BDI ka edhe shumë funksionarë tjerë që i posedojnë këto virtyte të Ali Ahmetit, por më duket se Bujar Osmani është një hap para tyre.