Bujar Osmani ende nuk e ka tërhequr nënshkrimin nga licenca për kazinot e Mijallkovit!? (Dokument)

Familja e ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, është futur edhe në biznesin e kumarit, kurse licencën për hapjen e bastoreve ia ka nënshkruar zëvendës kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, shkruan Fokus. Edhe pse kanë kaluar disa muaj, Osmani nuk e ka tërhequr nënshkrimin e tij nga licenca për kazinot e Mijallkovit.
“Shoqata për lojëra fati Maks Bet, në strukturën pronësore të së cilës gjendet kompani në pronësi të familjes s ëish shefit të policisë sekrete maqedonase, Sasho Mijallkov, fillon të formojë rrjet të bastoreve në Shkup dhe qytete tjera në Maqedoni, pasi para gjysëm viti ka fituar licencë nga qeveria për bastoren e parë.
Sipas të dhënave të Regjistrit Qëndror, kompania për kumar dhe baste momentalisht ka regjistruar 25 filiale për organizim të lojërave të fatit, të cilat në pjeën më të madhe gjenden në Shkup (Qendër, Aerodrom, Karposh, Kisella Vodë, Gazi Babë, Gjorçe Petrov), por edhe në qytete tjera, sin ë Kumanovë, Tetovë, Prilep, Manastir e Kërçovë”, theksohet në tekstin e botuar në Fokus.
Burime partiake thonë se Osmani nuk do ta tërheqë këtë nënshkrim, sepse e ka bë me “amin të liderit Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferit”, e jo kokë më vete.
Licencën e plotë të nënshkruar nga dr. Bujar Osmani, e keni në këtë: Link.