Bujar Osmani dështoi, Zaev e mer në dorë zgjidhjen e problemit me Bullgarinë!?

Zgjidhjen e problemit me Bullgarinë e ka marrë në dorë drejtpërdrejtë kryeministri Zoran Zaev. Burime qeveritare thonë për gazetën Lajm se Zaev është kyçur me tërë kapacitetin në zgjidhjen e këtij problemi, pasi ka vërejtur se ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani, “e ngatërroi më tepër

Tonet bullgare u ashpërsuan pas vizitës së Osmanit në Sofje, ku u takua me kryeministrin Bojko Borisov dhe ministren e jashtme. Ekaterina Zaharieva. Pas kësaj “vizite të dështuar” të Osmanit, Zaev e aktivizoi ish kryeministrin Lubço Georgievski, mirëpo punët nuk lëvizën në drejtim pozitiv. Tani është kyçur direkt Zaev dhe pritet zgjidhje e shpejtë, thonë burime qeveritare.

“E shihni flas në gjuhën maqedonase, më kuptoni në Bullgari. Kur ju flisni bullgarisht, ne ju kuptojmë. Për më tepër, jam nga Strumica, ne, banorët e Strumicës dhe Petriçit kemi dialekt të njëjtë, të njëjtën gjuhë e flasim?”-pohoi Zoran Zaev, kryeministër.
Ai madje tha se është koha të flitet për faktet historike, në frymën e miqësisë së mirë, të cilën sipas Zaevit, vendi e ka më parësore sesa integrimin në BE.
Kemi ndërruar dhjetëra tabela në shtet ku shkruante “Okupatori fashist bullgarë”. Nuk është kështu. Bullgaria nuk është fazhizëm. Bullgaria është miku ynë. (Pse kur flisni me Merkelin thoni se ishte fashiste?) Nuk është e vërtetë. Ndonjëherë ka pasur administratë në fillim, pastaj Bullgaria është tërhequr mbrapa bashkë me anti-fashizmin, ka luftuar për lirinë, për demokracinë dhe absolutisht është pjesë e frontit anti-fashist”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Ndërkohë edhe pse nuk u dëshmua në kontestin me Bullgarin, “aftësitë” e Bujar Osmanit vazhdojnë t’i lavdërojnë nacionalistët maqedonas, të cilëve si duket u konvenon që në poste të larta të ketë shqiptarë që janë në nivel të detyrës së tyre.