Shefi i delegacionit të Italisë, Gianluigi Buffon, këmbëngul se ‘Azzurrët’ janë duke pritur Federico Chiesan, por paralajmëron se vetëm grupi ka rëndësi përpara play-offit të Kupës së Botës.
Buffon konfirmoi në intervistën e fundit për Gazzetta dello Sport se Italia është në pritje të rikthimit të Chiesa-s në kombëtare.
Anësori i Liverpoolit nuk ka luajtur për ‘Azzurrët’ që nga qershori 2024, kur skuadra kombëtare u eliminua në fazën e 1/16-it të Europianit nga Zvicra.
Chiesa ka refuzuar disa ftesa të kombëtares nën drejtimin e Gattusos dhe ky i fundit përsëriti më herët këtë javë se ish-ylli i Juventusit ka një problem që duhet ta zgjidhë.
Federico Chiesa
“Duhet t’i rikthejmë të gjithë lojtarët më të mirë. Nëse dikush spikat, nuk ka asnjë lloj përjashtimi, edhe sepse na duhen”, tha ish-portieri legjendar.
“Ne po e presim Chiesan, ka shumë pak si ai në Evropë, por Rino nuk ka lënë askënd jashtë që meriton të jetë këtu. Grupi ka rëndësi”.
Italia do të përballet me Irlandën e Veriut në gjysmëfinalen e play-offit të Kupës së Botës më 26 mars 2026. Fituesi do të luajë në finale më 30 mars kundër Uellsit ose Bosnjë-Hercegovinës.





