Bucks në krizë të madhe, humbin në shtëpi edhe nga Atlanta Hawks

Milwaukee Bucks janë në krizë të madhe dhe rrezikojnë edhe pozitat që i dërgojnë direkt në ‘Play-Off’.

ISh-kampioni i NBA ka pësuar një tjetër humbje, të katërtën radhazi dhe tani janë mposhtur para adhuruesve të vet nga Atlanta Hawks me rezultat 124:145.

Talenti francez i Hawks, Zaccharie Risacher ishte fantastik në këtë ndeshje duke shënuar 36 pikë dhe duke kontribuar me gjashtë kërcime.

Me lojë të mirë te skuadra fituese u dalluan edhe Danieles me 22 pikë e nëntë kërcime si dhe Trae Young që shtoi 19 pikë dhe 19 asistime.

Vendasve nuk iu mjaftuan as 31 pikë e Giannis Antetokounmpos që ta shmangin humbjen e 34-të të sezonit.

Rezultatet:

Cleveland – LA Clippers 127:122

New York – Portland 110:93

Milwaukee – Atlanta 124:145

Minnesota – Detroit 123:104

New Orleans – Charlotte 98:94

San Antonio – Golden State 106:148

Philadelphia – Toronto 109:127

Phoenix – Houston 109:148