Buçkovski: Cërvenkovski ma “luajti” edhe mua në 2006-tën, të njejtën ia bëri edhe Zaevit

Ish kreu i LSDM-së, Vllado Buçkovski sonte në ClickPlus foli edhe për rezultatin e LSDM-së në zgjedhjet locale. Thotë se Branko Cërvenkovski në fillim të kampanjës e ka dëmtuar Zaevin, duke shtuar se edhe ai vetë në vitin 2006 është përballur me Çërvenkovskin.

“Branko nuk e fsheh se ka ambicie. Branko e dëmtoi Zaevin në fillim të kampanjës. Edhe unë u përballa me kotësin e Cërvenkovskit në vitin 2006. Nuk është rastësi që një pjesë e anëtarëve të LSDM-së qëndruan në shtëpi”, tha Buçkovski në ClickPlus në TV21.