Prokuroria tashmë ka siguruar prova materiale për rastin me vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe nga Velesi. Prokurori Gavril Bubevski thotë se nuk mundet më shumë të zbulojë por theksoi se provat materiale përputhen me dëshmitë e të dyshuarve që janë arrestuar dhe që janë të lidhur me këtë rast. Kur do të përfundojë analiza e plotë e provave materiale do të përgatitet aktakuzë. Sa i përket të dyshuarit të parë Lupço Palevski – Pallço, i cili është në paraburgim 40 ditorë për ekstradim në Turqi, Bubevski thotë se PTHP Shkup i ka parashtruar të gjithë dokumentet e nevojshme për ekstradimin e tij.
“Analizohen provat materiale dhe mund vetëm t’u them se provat materiale flasin në gjuhën e njëjtë që e flasin të dyshuarit… ne i kemi siguruar provat materiale, ata po analizohen, po bëhet retrospektivë gjithëpërfshirëse për gjithçka që ka ndodhur dhe e gjithë kjo do të jetë lëndë në përshkrimin e aktakuzës.”- deklaroi Gavrill Bubevski, prokuror.






