Bruno në BBVK nuk i di shtetet me të cilat kufizohet Kosova, mezi i numëron tri prej tyre

Është ndër të paktët konkurrentë nga Shqipëria që është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Por këngëtari Burno duket se nuk e njeh edhe aq mirë historinë e shtetit në të cilin po jeton aktualisht.

Ai duket madje se ka ngecje edhe në gjërat bazike të njohurisë për Kosovën, si përshembull shtetet me të cilat kufizohet.

I gjendur para pyetjes së vëllait të madh se me “cilat shtete kufizohet Kosova”, Bruno mezi i ka numërur shtetet që rrethojnë Kosovën.

Këngëtari nga Shqipëria madje arriti të thotë vetëm tre prej tyre: Shqipërinë, Malin e Zi dhe Mazqeoninë e Veriut, duke harruar fare Serbinë.

Kujtojmë që njohuritë e cekëta mbi historinë dhe shtetësinë e Kosovës kanë treguar edhe banorët e Big Brother VIP Albania, si Deamishel e cila ka thënë se “Kosofa kufizohet me Greqinë”, maestron Amarildo Kollgjeri i cili ka thënë se “kufizohet me Jugosllavinë” apo Kristin, i cili nuk e ka ditur as Pavarësinë e Kosovës.