Gjatë gjithë pjesës së parë, Djajtë e Kuq u dominuan nga skuadra e drejtuar prej Sam Allardyce, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, gjatë pjesës së dytë Bruno Fernandes barazoi shifrat për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.
Pas sfidës, Bruno u dërgoi një mesazh gjithë tifozëve të Man Utd, duke i thënë se nuk ishte rezultati që donin.
“Jo rezultati që dëshiruam por do të vazhdojmë të punojmë dhe nuk do të dorëzohemi asnjëherë”, tha Bruno në rrjetin e tij social instagram.
Në fund të ndeshjes, Bruno kishte një fjalosje me Ole Gunnar Solskjaer dhe shënoi golin e vetëm për skuadrën./Lajmi.net/