Brukseli i humb nervat: BE gati të godasë Aleksandar Vuçiç me sanksione

Eurodeputetët paralajmërojnë masa që do të godasin ekonominë dhe interesat politike të Beogradit, duke e dërguar mesazhin se durimi i BE-së ka marrë fund.

Në raportin më të fundit të Parlamentit Evropian, Serbia u kritikua për mungesë progresi në sundimin e ligjit, lirinë e medias, standardet demokratike dhe bashkëpunimin me BE-në, veçanërisht në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Eurodeputeti Tonino Picula tha se politika e tolerimit ka dështuar dhe është koha për veprime konkrete, raportojnë mediat.

“Shikimi përmes gishtave nuk ka sjellë ndryshim. Tani BE-ja po konsideron masa që mund të ndikojnë direkt në interesat e Serbisë”, theksoi ai.

Shqyrtimi i sanksioneve mund të përfshijë kufizime financiare dhe masa të tjera që synojnë goditjen e pikave kyçe të ndikimit politik dhe ekonomik të Serbisë.

Eurodeputetët paralajmërojnë se kjo është një përgjigje ndaj retorikës anti-BE dhe politikës së jashtme të papërputhshme me agjendën evropiane.

Analistët thonë se vendimi për sanksione do të jetë një provë serioze e angazhimit të Brukselit për të mbajtur Serbinë përgjegjëse dhe për të ruajtur kredibilitetin e procesit të zgjerimit të BE-së.