Libri i shumëpritur i Britney Spears, “The Woman in Me”, më në fund është publikuar, me yllin e muzikës pop që i ka rrëfyer të gjithë.
Në janar 2004, një 22-vjeçare e atëhershme bëri bujë të madhe kur u martua me Jason Alexander në një dasmë në Las Vegas – e cila anuloi martesën 55 orë më vonë.
Në librin e saj, këngëtarja e “Piece of Me” ka pasqyruar historinë e martesës së saj jetëshkurtër me mikun e fëmijërisë.

“Ashtu siç do të bëjë një njëzetvjeçare pas disa pijeve, unë u shtriva në shtrat me një nga miqtë e mi – një shok fëmijërie”, shpjegoi ajo.
“Natën e tretë që ishim bashkë, ai dhe unë u përballëm. Nuk e mbaj mend fare atë natë, por nga ajo që kam mbledhur së bashku, ai dhe unë u ulëm nëpër dhomën e hotelit dhe qëndruam deri vonë duke parë filma – Mona Lisa Smile dhe The Texas Chainsaë Massacre – më pas patë idenë për të shkuar në një kishëz. Kur arritëm atje, një çift tjetër po martohej, ndaj na u desh të prisnim. Po – kemi pritur në radhë për t’u martuar”.







