Britanikët votojnë sot

Në Britani po mbahen zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat kandidojnë dy partitë kryesore. Britanikët po votojnë për herë të tretë në këto katër vitet e fundit.Sipas sondazheve të fundit, gara është shumë e ngushtë dhe fitorja nuk është më e sigurt për Johsonin përballë laburistit Jeremy Corbyn.Tema kryesore e fushatës ka qenë Brexit-i. Konservatorët kanë premtuar largim të menjëhershëm nga BE-ja, kurse laburistët më shumë u fokusuan në ekonomi.Këto zgjedhje po konsiderohen si më të rëndësishmet në historinë e Britanisë.