
Britania e Madhe ka sanksionuar zyrtarisht Iranin për furnizimin e Rusisë me dronë të prodhuar nga Irani që u përdorën për të sulmuar Ukrainën disa ditë më parë.
Midis tre individëve të sanksionuar është oficeri ushtarak Seyed Hojjatollah Qureishi, i parë si negociatori kryesor në marrëveshjen me dron, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Gjeneralmajor Mohammad Hossein Bagheri – kryetari i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura dhe gjeneral brigade Saeed Aghajani – kreu i Korpusit të Gardës Revolucionare iraniane – janë sanksionuar gjithashtu.
Të tre janë subjekt i ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të udhëtimit.
Shahed Aviation Industries prodhuesi iranian i dronëve Shahed të cilët janë përdorur nga Rusia gjatë pushtimit të paligjshëm të Ukrainës. Shahed Aviation Industries i nënshtrohet një ngrirjeje të aseteve.
“Mbështetja e Iranit për luftën brutale dhe të paligjshme të Putinit kundër Ukrainës është e mjerueshme. Sot ne po sanksionojmë ata që kanë furnizuar dronët e përdorur nga Rusia për të synuar civilët ukrainas. Kjo është dëshmi e qartë e rolit destabilizues të Iranit në sigurinë globale”, tha Sekretari i Jashtëm James Cleverly.
Ai tha se blerja e këtyre armëve tregon se Rusia po i drejtohet vendeve, si Irani, nga dëshpërimi.