Britania refuzon marrjen e dozës së katërt të vaksinës kundër COVID-19

Zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar kanë përjashtuar mundësinë për një vaksinë të katërt kundër COVID-19 pasi vaksinat përforcuese po ofrojnë ende nivelet të larta të mbrojtjes.

Tre muaj pas marrjes së një goditjeje të tretë, mbrojtja kundër shtrimit në spital midis atyre të moshës 65 vjeç e lart mbeti në rreth 90 përqind, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Mirror, përcjell Klankosova.tv.

Izraeli tani po administron dozat e katërta për njerëzit mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shëndetësisë, si dhe pacientët me imunitet të kompromentuar, pasi zbuloi se ata rritin antitrupat pesëfish brenda një jave.