Morena Taraku, është njëra prej femrave të showbizit e cila është shumë aktive në rrjetet sociale.
Ajo çdo herë merr vëmendjen e publikut me veshje dhe fotografi nga më të ndryshme, shkruan lajmi.net.
Së fundi modelja ka eksperimentuar me veshjen, e kjo u komentua shumë nga publiku.
Ajo i ka veshur pantallonat mbrapsht, së bashku me një këmishë të bardhë, kështu duke bërë një kombinim shumë të veçantë.
Ndërsa sa i përket jetës private, modelja nuk është përfolur për ndonjë lidhje dashurie.
Ajo vazhdon të qëndrojë në Turqi, anipse kohë pas kohe vie në Prishtinë.